Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm Kanye West! Aktori i njohur turk surprizon fansat me praninë në Tiranë?

Koncerti i Kanye West në Tiranë nuk mblodhi vetëm mijëra fansa të reperit amerikan, por edhe emra të njohur të botës së artit. Mes të pranishmëve ishte edhe aktori turk Burak Tozkoparan, i cili surprizoi ndjekësit me praninë e tij në kryeqytetin shqiptar.

Ylli i kinematografisë turke ndau në rrjetet sociale disa pamje nga atmosfera e koncertit, duke treguar entuziazmin e tij gjatë performancës së artistit amerikan.

Në postimet e publikuara në Instagram, Burak Tozkoparan vendosi si vendndodhje Tiranën, duke konfirmuar se ishte pjesë e spektaklit që tërhoqi mijëra spektatorë në “Eagle Stadium”.

Koncerti i Kanye West, i njohur gjithashtu me emrin artistik Ye, u mbajt në arenën e improvizuar “Eagle Stadium”, e ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje, e cila konsiderohet një nga eventet muzikore më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Prania e Burak Tozkoparan nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke e bërë aktorin një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes, krahas vetë Kanye West.