Aktualitet

Kapen 13 doza kanabis, të dërguara me Postë për në Burgun e Fierit

Kapen 13 doza kanabisi, të dërguara në rrugë postare për një të dënuar në Burgun e Fierit. Lënda narkotike ishte fshehur në një shishe antidjerse dhe u zbulua gjatë një kontrolli me skaner, të cilit i nënshtrohen objektet e ndaluara. Për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Ky nuk është rasti i parë që në Burgun e Fierit tentohet të futet kanabis.