Aktualitet

Karaburun, sekuestrohet një gomone me drogë

Një gomone 7 metra e gjatë me një motor të fuqishëm dhe dy pako hashashi të mëdha u sekuestruan nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force. Aksioni u ndërmor në Karaburun. Nga kontrolli i ushtruar në zonë, janë gjetur gjithashtu, edhe bidona të mbushur me karburant të llojit benzinë, që do të shërbente për mjetin lundrues. Aksioni policor është në vazhdim e sipër, pasi dyshohet për sasi tjetër droge, të fshehur në zonë.