Këngëtari i njohur Khalid është deklaruar homoseksual. 26-vjeçari nga El Paso me emrin e plotë Khalid Donnel Robinson shkroi në X për të adresuar orientimin e tij seksual. Ai postoi një status të shkurtër që thoshte: “Flamuri i krenarisë LGBT+! Ja ku e keni. Tani tema tjetër, ju lutem. Mos thuaj që Khalid është GEY!” shkroi dikush, të cilit këngëtari iu përgjigj duke e ripostuar dhe shkruar: “Jam! Dhe kjo është në rregull”.
Këngëtari i njohur shkroi: “Le ta bëjmë të qartë, nuk kam turp nga seksualiteti im. Në të vërtetë kjo nuk është puna e askujt! Por jam mirë me veten time, ju dua të gjithëve”-shkroi ai. Ai vazhdoi të ishte aktiv në rrjetet sociale, ndërsa dikush tjetër komentoi: “Po të pranojmë. Nuk ka të bëjë me kë dashuron, ka të bëjë me artin tënd!
Khalid ripostoi dhe iu përgjigj duke shkruar: “Nuk po fshihja asgjë! Thjesht nuk është puna juaj”.
Ai e përmbylli natën e tij duke shkruar: “Ok, ju dua të gjithëve faleminderit. Tani po largohem”. Khalid ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi këngët e tij “Location” dhe “Young, Dumb & Broke” janë renditur në Billboard Hot 100 dhe janë certifikuar me diamant nga Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimit (RIAA).