Rrugëtimi 5-ditor i “Lancio” mbyllet këtë të premte me një tjetër episod dinamik, ku do të dëgjoni këngët të cilat qëndrojnë në krye të klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë me këngët tuaja të preferuara, por edhe t’ju njohë me klasifikimet kudo në botë të muzikës së mirë, ne do t’ju njohim me 5 këngët të cilat qëndrojnë në krye të Spotify për këtë javë.
Lista e kësaj jave nuk ka ndryshuar shumë, teksa me përjashtim të vendit të pestë, katër këngët e tjera qëndrojnë ende në këtë klasifikim dhe madje ruajnë po të njejta vende. Por për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme duke filluar nga prurja e re, e deri te ajo këngë që mban kurorën edhe për këtë javë në Spotify.