Celebrities Gossip Love & Sex

U përfol për krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës, foto që zbulon si qëndron e vërteta…

Prej disa muajsh flitet për një krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Ndonëse muaj më parë çifti i mohoi këto thashetheme, veprimet e fundit në rrjetet sociale tregonin një situatë ndryshe.

Si Klea, ashtu edhe Elgiti kanë fshirë fotot e përbashkëta nga llogaritë e tyre përkatëse në ‘Instagram’. Çifti, i cili është bashkë prej disa vitesh, duket se po kalonin një moment jo të mirë në lidhjen e tyre. Por pikërisht atëherë kur kjo ndarje ishte ‘vulosur’, çifti shfaqet bashkë. Ka qenë pikërisht dasma e Klajdi Harunit, ajo që ka zbuluar se dyshja janë së bashku dhe më të dashuruar se kurrë.

Ndonëse asnjëri nuk ka publikuar foto së bashku, miqtë e tyre kanë publikuar foto e video, ku në një moment Elgiti i puth dorën bashkëshortes së tij, Kleas. Mesa duket edhe këtë herë, dashuria e tyre ka mundur t’i kapërcejë problemet dhe të vijojnë me familjen e tyre.