Shtyhet për nesër në orën 18:30 mbledhja e Këshilli i Lartë i Drejtësisë për emërimin e magjistratëve pasi nuk u plotësua kuorumi. Pika ku parashikohet debat është ajo mbi gjendjen e gjykatave në Shqipëri. Numri i togave të zeza është i reduktuar në disa gjykata, për shkak të largimeve e shkarkimeve nga Vettingu. Gjithashtu nesër do të diskutohet dhe kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Administratives në Shkodër, Ahmet Jangulli.