Celebrities Gossip Showbiz

Komediani i njohur Jack Whitehall së shpejti baba për herë të parë!

Komediani i njohur Jack Whitehall së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. 34-vjeçari dhe partnerja e tij, modelja Roxy Horner, kanë lajmëruar se do të bëhen prindër. Lajmin e bëri të ditur vet aktori me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram. Duke treguar skanimet me ultratinguj në dy imazhe bardh e zi, Jack iu afrua gjysmës tjetër, duke ia vendosur dorën mbi bark.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jack Whitehall (@jackwhitehall)

Rikujtojmë, se Jack dhe Roxy nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2020. Jackin ka qenë gjithmonë aty për partneren e tij gjatë betejave të saj shëndetësore. Modelja është e diagnostikuar me diabet të tipit 1. “Ai ishte aty kur u diagnostikova. Prindërit dhe familja ime jetojnë në Australi, kështu që ai ka qenë familja ime”,-kishte deklaruar në një intervistë Roxy.