Shpallen fituesit e Hidrocentralit të Kalivaçit, vepër që do të ndërtohet mbi lumin Vjosë në zonën e Tepelenës. Ai do të kushtojë 125.3 milionë euro dhe të do të ndërtohet me koncesion nga bashkimi mes kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.P.K”. Pas mbylljes së tenderit në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Energjisë njoftoi se nënshkrimin e kontratës përmbyllëse që i hap rrugë ndërtimit të hidrocentralit, të lënë pezull prej vitesh.