Aktualitet

Kontrata e lobimit në SHBA, Prokuroria nis hetimet për PD

Prokuroria e Tiranës i dërgoi letërporosi autoriteteve skoceze lidhur me hetimin për kontratat e lobimit të PD-së me Uashingtonin. Aty kërkohet informacion për aksionerët e “Biniata”-s dhe aktivitetin e kompanisë, që është e regjistruar në offshore, por të dhënat në Skoci u kërkuan pasi aktiviteteti është shtrirë në këtë vend. Më herët, Prokuroria dërgoi letërporosi në Amerikë. Hetimi pasoi akuzat e Partisë Socialiste mbi kontratat e lobimit të Selisë Blu.