Policia e Korçës prej disa orësh ka nisur një operacion kundër vjedhjes së veprave të artit në këtë qytet. Mësohet se deri tani janë shoqëruar tre persona me akuzën e vjedhjes së veprave të artit. Të shoqëruarit janë banorë të Korçës. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre dhe ka sekuestruar disa ikona të cilat dyshohet se janë të vjedhura.