Aktualitet

Korçë, breshëri “fundos” fermerët

Breshëri shkakton dëme të mëdha në juglindje të vendit. Më shumë se 150 hektarë kultura bujqësore, kryesisht perimet e stinës, janë dëmtuar në fushën e Korçës. Fermerët e zonës kërkojnë subvencionim nga shteti pasi thonë se dëmet janë të përsëritura. Për të verifikuar dëmet nga breshëri është ngritur një grup pune.