Aktualitet

Korrupsioni në futboll, Duka kërkon takim me kryeprokuroren Marku

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i propozon bashkëpunim kryeprokurores së përgjithshme Arta Marku, për të luftuar së bashku fenomenet korruptive në futbollit shqiptar. Përmes një letre, Armand Duka i kërkon ndihmë organeve shtetërore që t’i vendosin në dispozicion të gjitha mjetet për të pastruar edhe futbollin. Kreu i FSHF-së ka kërkuar edhe takim me kryeprokuroren e përgjithshme.