Në Kosovë, sot shënohet 19-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s që larguan forcat serbe duke çliruar vendin. Drejtuesit më të lartë dhanë mesazhet e tyre për Ditën e Çlirimit. Presidenti Hashim Thaçi shkruan se “Kosova i është përjetë mirënjohëse shteteve të botës demokratike, që në ditët më të vështira ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare e materiale, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme deri tani”.