Rajoni

Kosovë, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti shkelje në ratifikimin e demarkacionit

Në Kosovë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ratifikimi i Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi, nuk ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi pasoi ankimimin e Lëvizjes Vetvendosje që kundërshtoi votimin në Kuvend të Dokumentit. Gjithashtu, Gjykata refuzoi kërkesën për të vlerësuar Demarkacionin duke e cilësuar si jashtë fushëveprimit të juridiksionit të saj.