Në Kosovë, Minatorët e Minierës së Stantërgut, sot zhvilluan grevë 1-orëshe, në shenjë pakënaqësie me projekt-statutin e kombinatit “Trepça”. Ata i dhanë afat Qeverisë, që deri më 25 Qershor, kërkesat e tyre të merren parasysh. Këtu përfshihen njohja e vjetërsisë në punë, më shumë siguri për shëndetin, si dhe rritje të pensioneve.