Në Kosovë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se “Rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i kontribuon shtimit të efikasitetit në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”. Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri thekson se “Kjo duhet të shihet si investim drejt përmbushjes së pritshmërive të qyetarëve të Kosovës, për një gjyqësor të pavarur dhe llogaridhënës”.