Rajoni

Kosovë, tre në pranga për terrorizëm

Në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policia e Kosovës arrestoi tre të dyshuar për terrorizëm, pas hetimeve disamujore. Arrestimet u kryen në Prizren dhe Skënderaj. Gjithashtu, operacioni u ko’ordinua me autoritetet gjermane. Ndërkaq, në cilësinë e provave materiale u sekuestruan armë e municione.