Rajoni

Kosovë, Tusk: Konsensusi politik hap rrugën drejt BE-së

Donald Tusk porositi institucionet e Kosovës të vazhdojnë me reforma, për të ecur përpara me proceset integruese. Në Prishtinë, Presidenti i Këshillit të Evropës, tha se “Pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë e pa zbatim të plotë të marrëveshjeve, nuk mund të ketë përmirësim të raporteve me BE-në”. Këto komente, Tusk i bëri pas takimit me Presidentin e Kosovës. Hashim Thaçi theksoi përkushtimin ndaj procesit të dialogut me Boegradin.