Krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të bëhet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas zv.Kryeministrit Enver Hoxhaj, “Vendi nuk duhet të nxitohet ta formojë këtë mekanizëm, por të bëhet funksional vetëm atëherë kur të jetë anëtar i OKB-së, me të drejta të plota”.