Policia e Kosovës bëri të ditur se “Eshtë zgjeruar perimetri i hetimeve në kërkim të dy policëve të zhdukur në një aksident, të shtunën e kaluar”. Kërkimet po zhvillohen në lumin Lepenc ku dyshohet se mund të kenë rënë, si dhe në zonën malore. Edhe pjesa tjetër, nga kufiri i Maqedonisë, po kontrollohet për herë të dytë.