Aktualitet

Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë, një skizofreni historike!

Greqia dhe Shqipëria duken të vendosura për të vazhduar bisedimet. Pasi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit, ministri grek Kotzias e ka quajtur ligjin e luftës një skizofreni historike. Politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës, thotë Kotzias. Një ditë më parë, Demokracia e Re donte t’i vendoste kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë”, tha Kotzias.