Aktualitet

KPA merr vendimin, nuk ka Vetting për Llallën

Adriatik Lalla i shpëton Vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë që ish-Kryeprokurori të mos i nënshtrohet rivlerësimit të figurës: “Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”. Adriatik Lalla deklaroi tërheqjen nga sistemi i drejtësisë, duke refuzuar vendin e anëtarit në Gjykatën e Apelit dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e Vetting-ut. Por Komisioneri Publik kundërshtoi me argumentin se kjo nuk qëndron, përsa kohë Llalla ende gëzon statusin e magjistratit dhe dorëheqja nuk u bazua në procedurën ligjore. Pas vendimit avokati Sokol Hazizaj tha se rasti i Lllaës do të shërbejë si precedent edhe për të tjerë.