Aktualitet

Krerët fetarë, letër Merkel e Macron: Hapni negociatat për Shqipërinë!

Kur jemi në prag të vendimit për hapjen e negociatave me BE, krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri i dërguan një letër kancelares Merkel dhe Presidentit francez Macron, ku i kërkojnë dhënien e dritës jeshile për Shqipërinë. “Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore”, thuhet në letër.