Aktualitet

Krimet e Rënda godasin një grup trafikantësh droge, disa të arrestuar

Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion për goditjen e një grupi trafikantësh droge. Mësohet se operacioni është kryer në të gjithë vendin ku dhe janë arrestuar disa persona. Detaje të tjera priten orët në vijim, pasi operacioni nuk ka përfudnuar.Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga Krimet e Rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.