Aktualitet

Shkarkohet Kreu i Hipotekës Krujë

Shkarkohet Kreu i Hipotekës Krujë. Edmond Daci ishte emëruar në këtë detyrë 3 muaj më parë. Deri më tani nuk dihen detajet e këtij vendimi. Prej kohësh, Kryeministri Rama ka paralajmëruar shkarkime në administratë, për të gjithë ata zyrtarë që nuk përmbushin performancën në shërbim të qytetarëve. Ndëkohë Hipoteka e Durrësit me drejtues Ardian Iliazajn është vlerësuar për performancë pozitive në trajtimin e problematikave të pronësisë.