Riparimi i rrugës Tiranë-Durrës është në fokusin e postimit të sotëm të Kryeministrit Rama në “Facebook”. Shefi i Qeverisë shkruan se “Operacioni kombëtar i mirëmbajtjes, për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit”. Rama ka postuar dhe foto të rrugës.