Aktualitet

Kukës, banorët e fshatit Kolsh kërkojnë rrugë

Banorët e fshatit Kolsh në Kukës kërkojnë rrugë. Aksi i brendshëm që lidh fshatin me kullotat dhe bjeshkët është bllokuar që prej datës 5 maj nga firma konçesionare e Rrugës së Kombit. Banorët janë të detyruar që të udhëtojnë deri në mbikalimin e Thirrës. Ata kanë lënë 5 ditë afat për zgjidhjen e problemit. Banoret e Kolshit kanë rreth 2300 ha pyje dhe kullotat janë burim i vetëm jetese që lidhen me këtë rrugë shërbimi.