Rajoni

Kosovë, Kuvendi formon Komisionin për hetimin e deportimit të gylenistëve

Kuvendi i Kosovës votoi formimin e Komisionit Hetimor për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi. Me 58 vota pro, një kundër dhe katër abstenim, Kuvendi formoi komisionin, i cili do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë politike. Lidhur me rastin ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi u shkarkuan nga kryeministri Ramush Haradinaj. Gjashtë gylenistëve iu revokuan lejet e qëndrimit në Kosovë dhe u deportuan pa asnjë paralajmërim.