Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, që paralajmërohet e tensionuar. Ditë më parë, Demokratët shpallën qëndrimin se nuk mund të ketë punime normale parlamentare, nëse nuk jep dorëheqje Fatmir Xhafaj. Opozita e akuzon se manipuloi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale për të shmangur ekstradimin në Itali të vëllait të tij, i dënuar në vendin fqinj për trafik droge. Ndërkaq, dje u mësua se Agron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane, ndërsa Kryeministri Rama tha se Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht, as moralisht.