Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku ndau detaje nga jeta e tij personale pas daljes nga “Big Brother VIP”. Gjatë intervistës, ai foli për ndryshimet që ka përjetuar pas spektaklit dhe emocionet që e shoqërojnë në përditshmëri.
I pyetur për jetën sentimentale, Vasili pranoi se aktualisht ndodhet në një fazë njohjeje me një vajzë të njohur nga bota e showbiz-it, duke shtuar se ajo nuk është Valbona Mhilli, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.
Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar
– u shpreh ai.
Vasili theksoi se vajzën nuk e ka njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, por është një person që i ka tërhequr vëmendjen dhe me të cilën ka dalë disa herë.
Nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë
– shtoi aktori me buzëqeshje.
Deklarata e tij ka ngjallur kureshtje mes fansave, të cilët po përpiqen të zbulojnë identitetin e vajzës misterioze që i ka rrëmbyer zemrën aktorit.