Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Aulona Musta dhe Laert Vasili, dyshja e opinionistëve në “Për’Puthen”: Për të rikthyer romancën që na ka munguar që nga…

Programi më i madh i dashurisë, “Për’puthen”, ka nisur dje sezonin e shtatë. Ky edicion vjen plot risi, duke nisur që nga autorësia, ku moderatorja Megi Pojani dhe Neda Balluku premtojnë të papritura.

“Kam marrë autorësinë e “Për’puthen” këtë sezon dhe mesa duket qenka përgjegjësi jo pak e vogël, e kuptoj tani kur i vetmi shqetësim që duhet të kisha është të dukesha bukur, por në fakt e kam nisur ditën shumë herët për t’u siguruar që çdo gjë do të shkojë shumë mirë”, u shpreh Megi Pojani.

“Kam fatin që rikthehem në një format që e dua shumë, e kam shumë përzemër. Jam besimplotë, sepse mendoj se kemi një kast të mrekullueshëm këtë vit, vajza dhe djem me ngjyra të ndryshme në karakter, mendësi, prejardhje, profesion etj”, tha Neda Balluku.

Me qëllimin për të krijuar sa më shumë çifte, duke dhënë kritikat dhe këshillat e duhura, në rolin e opinionistëve vijnë Aulona Musta dhe Laert Vasili.

“Kjo për mua është e treta e vërteta. E kam nisur me “Për’puthen” që në fillimet e saj, si e ftuar herë pas here dhe thashë “Për’puthen” e dua, “Për’puthen” më do, pse mos ta provoj dhe ta bëj si eksperiencë të plotë. Do të përpiqem t’i bëj të gjitha, nuk është qëllimi të mërzis apo të kritikoj, qëllimi është të dalin çifte në fund të ditës”, tha Aulona Musta.

“Jetojmë në një kohë kur dashuria pothuajse është e ndaluar, marrëdhëniet janë kthyer në fast food, është ajo shprehja që thonë miqtë tanë përtej Atlantikut, ‘One Bam Thankyou ma’am’. Jam këtu për të rikthyer romancën që na ka munguar që nga koha e Dostojevskit”, tha Laert Vasili.