Aktualitet

Lezhë, Gjykata jep vendimin ‘detyrim paraqitje’ për nënkryetarin e Bashkisë

Pesë ditë pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për vendosjen e masës detyrim paraqitje dhe kthimin në detyrë për kryebashkiakun Fran Frrokaj, i njëjti vendim u dha sot edhe për nënkryetarin, Enver Hafizi. Hafizi do të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë Lezhë, ditën e martë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji, si dhe detyrimin të mos dalë jashtë shtetit. Hafizi ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.