Rajoni

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Kadri Veseli vizitë në Strasburg

Kadri Veseli ndodhet në Strasburg, për një vizitë zyrtare, me fokus liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kryetari i Kuvendit u prit nga kreu i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Veseli mori zotimin e Presidentit Tajani se ekziston gadishmëria të procedohet me vendimin e eurodeputetëve, sapo Brukseli zyrtar të dalë me raport pozitiv për vizat.