Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmoi ditën e sotme se Komisioni Europian do të dalë me një raport për liberalizimin e vizave për kosovarët më 28 qershor. Pacolli u shpreh i bindur se ky raport do të jetë pozitiv për Kosovën. Së bashku me raportin, pritet të bëhet e ditur edhe koha e përafërt se kur qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza.