Bota Botë e Çuditshme

Libri i Hemingway kthehet në bibliotekën e Connecticut pas 56 vjetësh!

Një kopje e librit të Ernest Hemingway, “The Sun Also Rises”, u kthye në një bibliotekë në Connecticut 56 vite me vonesë, së bashku me një shënim që shpjegonte arsyen e vonesës dhe një çek për të mbuluar koston e librit. Biblioteka e Greenwich publikoi në rrjetet sociale duke thënë se libri mund të jetë “libri më i vonuar në historinë e bibliotekës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Greenwich Library (@gwlibrary)

Libri i kthyer ishte i shoqëruar me një shënim ku shkruhej, “unë jam lindur dhe rritur në Greenwich, familja ime u shpërngul në pjesën veriore të New York-ut në vitin 1980. Së fundmi po kontrolloja disa kuti të vjetra dhe e gjeta këtë libër. E rilexova dhe tani po e kthej, 56 vite me vonesë. Po bashkangjes një çek që shpresoj se do të mbulojë koston e zëvendësimit të librit. Shumë faleminderit”.

Zyrtarët e bibliotekës falënderuan ish-anëtarin e komunitetit në postimin e tyre në rrjetet sociale. “Fatmirësisht ne nuk kemi më gjoba për vonesa. Faleminderit ish-përdoruesit që na e dërgoi këtë libër me postë, përfshirë edhe një çek për ta zëvendësuar me një kopje më të re”-shkruan ata.