Aktualitet

Linja e parë ajrore shqiptare është gati, Rama: E para kompani me kapital publik!

Linja e parë e fluturimeve kombëtare shqiptare është gati. Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi një takim me ekuipazhin e parë të “Air Albania”. Rama tha se kjo është e para kompani me kapital publik. Kryeministri thotë se, avionët e kësaj kompanie do të jenë më të mirët në rajon, ndërkohë që do të ketë një ndikim në uljen e çmimeve për të gjithë udhëtarët. Destinacionet e “Air Albania” fillimisht do të jenë në Europë, por shumë shpejt do të zgjerohen edhe drejt Amerikës.