Platforma LinkedIn duhet të paguajë një gjobë të madhe në Bashkimin Evropian. Rregullatori irlandez i mbrojtjes së të dhënave gjobiti platformën e biznesit LinkedIn me 310 milionë euro për përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve në Bashkimin Evropian, të cilat i përdori për reklama të synuara. Rregullatori po kërkon gjithashtu nga LinkedIn, një kompani në pronësi të Microsoft, të sjellë përpunimin e të dhënave të saj në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR).
Zëvendës komisioneri i rregullatorit irlandez, Graham Doyle, tha në një deklaratë se përpunimi i të dhënave personale pa bazën e duhur ligjore, përfaqëson një shkelje të qartë dhe serioze të së drejtës themelore të subjektit për mbrojtjen e të dhënave. Kompania LinkedIn tha se rasti i kontestuar i referohet vitit 2018 dhe shtoi se do të jetë në përputhje me rregullat evropiane brenda afatit të caktuar. LinkedIn, si shumë kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ka selinë e tij evropiane në Irlandë, që do të thotë se rregullatorët lokalë kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e BE-së.
LinkedIn po nxjerr disa veçori të reja me Inteligjencë Artificiale që do të ndihmojë përdoruesit të kërkojnë punë. Bëhet e ditur se këto veçori të fuqizuara nga AI përfshijnë një trajnues Jobseeker që mund të gjejë punën e duhur për përdoruesit nga një mesazh teksti, një mjet për të rishikuar CV-të, aplikacionet dhe një chatbot që mund të ndihmojë në mënyrë interaktive në krijimin e letrave motivuese.
Këto veçori aktualisht po shpërndahen globalisht për përdoruesit Premium të platformës. Aktualisht, janë të disponueshme vetëm në anglisht, por kompania tha se në të ardhmen do të shtojë më shumë përmirësime bazuar në reagimet e përdoruesve. LinkedIn po shton gjithashtu një mjet që mund të rishikojë aplikacionet dhe CV-të e përdoruesve. AI do të ofrojë reagime dhe sugjerime të personalizuara që mund të përshtaten për poste specifike pune. Për më tepër, mjeti do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e letrës motivuese duke ofruar rekomandime që mund të rishikohen dhe modifikohen manualisht.