Tmerri i burgjeve greke, shqiptari Alket Rizai dënohet nga gjykatat greke edhe me 10 vjet e 8 muaj burg. Rizai është dënuar sërish për veprën penale të pengmjarrjes. Rizai mori peng për 24 orë dy punonjës të burgut, të cilët i mbajti në izolim. Duke komentuar vendimin, Alket Rizai deklaron se do të lirohet nga burgu pas 1 viti e gjysmë. Rizai u bë i famshëm pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke.