“Topçinjtë” kanë zyrtarizuar mesfushorin-mbrojtës, Kristian Norgard. 31-vjeçari do ta zërë vendin e Tomas Parti dhe Zhorzhinjos te skuadra londineze.
Ai vjen si kapiten i Brentfordit, teksa kontrata i skadonte në vitin 2027. Transferimi i tij tek Arsenali thuhet se ka kushtuar rreth 15 milionë euro. Lojtari danez ka kaluar vizitat mjekësore dhe i bashkohet ekipit me një kontratë 2- vjeçare me opsion për një të tretë.
31-vjeçari, i cili do të mbajë fanellën me numrin 16, i bashkohet Martin Zubimendit si përforcime të reja në mesfushë. Norgard është blerja e tretë e re e Arsenalit në këtë periudhë të merkatos, pas Zubimendit dhe Kepas, që mbërriti nga Çelsi.