Aktualitet

Londër, vritet me thikë një emigrant shqiptar

Vritet një emigrant shqiptar në Londër. Viktimë mbeti 35-vjeçari Edmond Jonuzi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, pasi u godit disa herë me thikë. Krimi ndodhi pranë stacionit të Metrosë Turnpike Lane  zonë në cilën prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Policia britanike nisi hetimet.