Ajo është një prej emrave më të lakuar të showbiz-it shqiptar, fillimisht prej mbiemrit dhe trashëgimisë së perandorisë mediatike, më vonë prej stilit të saj të pangatërrueshëm që frymëzon një brez të tërë në rrjetet sociale. E për kë tjetër po flasim veçse Lori Hoxhës?
Profili i Lori Hoxhës në Instagram është padyshim më i këndshmi për t’u parë. Jemi të bindur që sa herë klikoni emrin e saj në këtë rrjet social do të rrini gjatë tek profili dhe pas disa minutash do e shihni veten që keni shkuar tek postime shumë të largëta të bukuroshes, pasi është shumë e vështirë për të dalë nga aty. Me më shumë se 882 mijë ndjekës në Instagram, Lori Hoxha është një prej imazheve më frymëzuese.
Së fundmi, Lori nuk ka qëndruar indiferente ndaj ditës së zgjedhjeve në vend dhe me anë të një postimi në Instastory në Instagram i ka thënë të gjitha. E veshur me një bluzë të markës “Louis Vuitton”, ku në mbishkrimin e saj citohet shprehja: “Let’s Vote”, Lori ka dhënë për të gjithë mesazhin e rëndësishëm të vlerës që ka vota e gjithsecilit.
Po ju, a e keni dëgjuar këshillën e Lorit?!
