Aktualitet Politikë

Luçiano Boçi: “Mesazhi i shpërndarë sot nga PS, është nëse s’na votoni iu heqim nga puna!”

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi teksa votoi për zgjedhjet vendore foli për mediat dhe tha se PS po u ushtron presion qytetarëve për t’iu marrë votën.

Presioni ka filluar që herët përgjatë procesit zgjedhor. Administrata është detyruar të përgatisë lista për votuesit. I kemi denoncuar. Një pjesë e madhe janë ndjerë të trysnuar, janë detyruar të dorëzojnë listat. Presioni të tjera kanë nisur me heqjen e ndihmës ekonomike, sikurse edhe kërcënime për heqjen nga vendi i punës. Për gjatë gjithë kohë kemi qenë të ndjekur, njerëzit që na kanë takuar janë kërcënuar, jemi në një situatë lufte, këto nuk kanë qenë zgjedhje, por luftë e vërtetë jo me mjete konvencionale. Kemi denoncuar kur përkrahës tanë janë intimiduar edhe nga Gjiknuri që ka marrë përsipër të lozë jo vetëm rolin e politikanit, por edhe të policit. Jemi në një betejë me administratën, me shtetin, që këtë dhunë duan ta fokusojnë tek ata që janë në punë. Dua ata përsëris, është mesazhi kryesor i këto zgjedhjeve. Mesazhi i shpërndarë sot nga PS, është nëse s’na votoni iu heqim nga puna. Vota elektronike nuk lexohet, thirrje që iu bëj për qytetarëve.