Luiza Gega rrëmben Medaljen e Arit në Lojërat Mesdhetare të Terrragonës në Spanjë. Atletja Shqiptare zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3.000 metra me pengesa, duke u renditur e para. Gega regjistroi kohën më të mirë e la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, që u rendit e dyta, rreth 7 sekonda më pas.