Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Sida e re nga Vëllai i Madh për banorët ishte që të ndaheshin në dyshe dhe të vishnin bluze sikur të ishin binjakët siamezë. Luizi dhe Olta duhet ta kalonin bashkë këtë sfidë edhe pse në fillim nuk e pëlqyen dhe u shprehën se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Luizi acarohet nga muzika, zgjohet nga gjumi dhe heq bluzën siameze duke thyer kështu rregullin e lojës e më pas e vesh përsëri.
Sfida e re nga Vëllai i Madh për banorët ishte që të ndaheshin në dyshe dhe të vishnin bluze sikur të ishin binjakët siamezë. Luizi dhe Olta duhet ta kalonin bashkë këtë sfidë, por edhe pse në fillim nuk e pëlqyen dhe u shprehën se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, duket po e kalojnë shumë mirë shoqëruar me të qeshura, shaka dhe gudulisje.