Celebrities Gossip Showbiz

Me të qeshura dhe gudulisje, Olta dhe Luizi shijojnë sfidën e Vëllait të Madh!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Sida e re nga Vëllai i Madh për banorët ishte që të ndaheshin në dyshe dhe të vishnin bluze sikur të ishin binjakët siamezë. Luizi dhe Olta duhet ta kalonin bashkë këtë sfidë, por edhe pse në fillim nuk e pëlqyen dhe u shprehën se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, duket po e kalojnë shumë mirë shoqëruar me të qeshura, shaka dhe gudulisje.

Epo duket se nga ky “BBV2” kemi ende shumë për të parë…

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit Shpat Kërleshi u eleminua nga shtëpia e “BBV2”. Të gjithë mendonin se eleminimi i tij ishte për shkak të lojës së Dea Mishel, e cila duket sikur e ka përdorur Shpatin. Ditën e sotme i ftuar në Fun Club, Shpati e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur se ishte loja e të dyve dhe në lidhje me Nitën është shprehur se nuk ka ndjenja për të.