Luizi shfrytëzoi emisionin e sotëm në Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio për të kritikuar lojën pasive të Tanit, i cili seriozitetit të banorit iu përgjigj me batutat që e karakterizojnë.
Luzi: Tan, kur ke ndërmend ti me filluar fuqishëm?
Tani: Kur të shkoj në shtëpi…
Luzi: Unë të njoh shumë mirë… Ti do të ishe Tani që do të shpërthenim në lot po mos ishin kamerat, mikrofonat. Çfarë të frenon?
Tani: Faleminderit për mendimin, por problemi është më madh kur të tjerët presin. Sa më fort të të thotë dikush, aq më shumë stopohesh. Nuk e ndjej si detyrim të hyj me brryla, se duhet me fol.
I vendosur, këngëtari e çoi më tej ngacmimin:
Ti mos e quaj detyrim për neve këtu, por mendo dhe për ata që të ndjekin jashtë.
Tani: Hyra 50 ditë me vonesë e ca gjëra janë sajuar…
Por, Luizi i kujton se ky nuk është justifikim dhe i solli shembullin e Jonës, e cila hyri pas tij, por për Luizin “fitoi 40 ditë përnjëherë”.
Jona hyri pas teje dhe është shumë aktive, ka shkaktuar probleme me lojën e natyrën e saj.
Je i vetmi që të du Tan, pres prej teje. Personalisht nuk më bën dëm, por pres prej teje se ke potencial. Jepi vetes, kjo eshte shtëpia e mundësive. Këtu u dashurova, këtu dola i preferum, i urryer, këtu është grafik.
Dhe Tani e di, vetëm se siç thotë dhe vetë: “Eshtë me natyrë kjo punë”.