Aksident në Kukës, humb jetën një 35-vjeçar. Viktimë mbeti shtetasi Bekim Shehu, i cili u përplas me automjetin e tij, në dalje të qytetit verilindor. Shehu u dërgua në spital ku fatkeqësisht nuk iu mbijetoi plagëve të marra. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.