Nëntë persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një makinë u përplas me një turmë gjatë festivalit “Lapu Lapu” në Vankuver , Kanada. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Avenue 41 (Lindore) dhe Rrugës Fraser.
LEXO EDHE: Hamas: Lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të një armëpushimi 5-vjeçar në Gaza!
Policia arrestoi drejtuesin e fuoristradës, një 30-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes. Disa video të postuara në mediat sociale shfaqin makinën e aksidentuar në vendin e ngjarjes.
Kryetari i bashkisë së Vankuverit, Ken Sim tha në një deklaratë se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar”.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit, në këtë kohë tepër të vështirë,” tha ai.
Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby gjithashtu shkroi në rrjetet sociale se ishte “i tronditur dhe zemërthyer”, kur mësoi për jetët e humbura dhe lëndimet në festival.
“Deri në këtë moment, mund të konfirmojmë se nëntë persona kanë humbur jetën pasi një burrë përplasi turmën me makinë gjatë Festivalit Lapu Lapu mbrëmë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident tragjik”, thuhet në deklaratën e policisë.
Çfarë është Festivali Lapu Lapu?
Dita e Lapu Lapu merr emrin nga një luftëtar indigjen i rezistencës nga Filipinet, i cili luftoi kundër kolonizimit spanjoll në shekullin e 16-të.
LEXO EDHE: Vladimir Putin konfirmon: Të gatshëm për negociata me Ukrainën pa parakushte!
Ai konsiderohet një hero kombëtar në Filipine, dhe dita e tij përkujtohet si një moment krenarie dhe bashkimi për komunitetin filipinas në mbarë botën.