Showbiz

“Maleficent: Mistress of Evil” pritet të thyejë rekordin e “Joker” në Box Office

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga premiera botërore e “Maleficent: Mistress of Evil” dhe menjëherë kritikët kanë parashikuar performancën e saj në “Box Office”.

Filmi me protagoniste, Angelina Jolie është pritur me padurim nga publiku mbarë botës për të përjetuar edhe një herë magjinë e Maleficent dhe aventurat e saj.

Ky film që do të dalë vetëm pak ditë pas “Joker” me rolin e shkëlqyer të Jouaquin Phoenix, pritet t’i zërë këtij të fundit vendin e parë në “Box Office” për nga fitimet.

Kritikët e filmit janë shprehur se “Maleficent: Mistress of Evil” do të arritjë të grumbullojë plot 45 milionë dollarë të ardhura vetëm gjatë fundjavës së parë pasi të dalë në kinema.

“Joker” momentalisht shënon 200 milionë dollarë fitime vetëm 11 ditë pas daljes së tij në kinema por pritet të mundet shumë shpejt nga realizimi fantastiko-shkencor me në qendër Angelina Jolie.